Video

"Ke dalë me kokainë", arrestohet shoferi 21-vjeçar në Tiranë

I riu u vu në pranga dhe u gjobit me 20 mijë lekë të rinj

E.K
"Ke dalë me kokainë", arrestohet shoferi 21-vjeçar
Shoferi i arrestuar

TIRANË- Një i ri në Tiranë është vënë në prangat e policisë rrugore, për shkak se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Me arrestimin e tij ka shkuar në 115 numri i dtrejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

"Ke dalë me kokainë", dëgjohet t'i thojë efektivi i policisë të riut. 


Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112./ZËRI 

Poll

MOS HUMB