Video

Bie lindshmëria në Shqipëri

Në qarkun Verilindor, më i varfri në vend vitin e kaluar, lindën vetëm 667 foshnja nga 819 më 2022. Kukësi po vuan pasojat e emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë.

Redaksia Zëri
Bie lindshmëria në Shqipëri
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë, por në qarqet e Veriut, fenomeni po intensifikohet më shumë. Teksa lindjet në shkallë kombëtare ranë me 10% në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, në Qarkun e Kukësit rënia ishte më 18.5%. Në qarkun Verilindor, më i varfri në vend vitin e kaluar, lindën vetëm 667 foshnja nga 819 më 2022. Kukësi po vuan pasojat e emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë.

Nga viti 2015, emigracioni masiv drejt Britanisë së Madhe i ka përkeqësuar ndjeshëm treguesit demografikë. Pas Kukësit, tkurrjen më të madhe të lindjeve në përqindje e kishte Lezha me rreth 16 .3 për qind në vitin 2023, e ndjekur nga Dibra ku lindjet shënuan rënie me 14.4% dhe Shkodra me 13.7%. Më rënie të lindjeve po përballet edhe kryeqyteti. Vitin e kaluar në Tiranë linden 8144 foshnja më rënie vjetore 10.4%. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se, në të gjithë vendin vitin e kaluar kanë lindur 22,210 bebe, me një rënie vjetore 10 % ose 2478 foshnja më pak se, në vitin 2022. E krahasuar më të dhënat e Eurostat, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13)./ZËRI

Poll

MOS HUMB