
TIRANË- Qortimi gjyqësor pritet të jetë një dënim alternativ që jepet nga gjykata penale për vepra të lehta. Por çfarë do të thotë kjo dhe si pritet të vihet në zbatim, nëse do të marrë miratimin e të gjithë aktorëve të drejtësisë ku përfshihet shkolla e magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit. Qortimi gjyqësor ka ardhur i propozuar nga nevoja për të mos shpallur vetëm dënimin e burgosjes së një autori të një krimi. Ky ‘ndëshkim’ jepet nga gjykata pasi si fillim është pranuar nga vetë ai që ka kryer krimin apo kundravajtjen penale në maksimumin që parashikon kodi penal, veprën penale me maksimumin 1 vit burgim. Kjo gjë do të sillte një minimizim të shpenzimeve të shtetit shqiptar përsa i përket mbajtjes së të të arrestuarve që ndodhet në paraburgim dhe presin të dënohen, por njëkoëhsisht lehtësisht dhe faturën financiare që paguajnë shqiptarët.