
TIRANË- Një nga ngjarjet më të mistershme që ende nuk është zbardhur është vrasja e aktorit Agim Shuke. I njohur dhe shumë i dashur për publikun, aktori u qëllua për vdekje teksa ecte në rrugën "Bardhyl" në vitin 1992. I plagosur rëndë, u dërgua me urgjencë në një spital të Romës në Itali, por edhe pse doli nga koma, nuk e fitoi dot betejën me vdekjen. Megjithatë ngjarja la mbresa tek të gjithë, më shumë edhe për mënyrën e mistershme që ndodhi. Askush nga kolegët nuk kishte asgjë të keqe për të thënë për Shuken, ndaj edhe pistat e vrasjes dukeshin si rrugë pa krye. Asokohe u fol për dy pista: Së pari, krim brenda familjes pasi aktori ishte divorcuar njëherë; e së dyti hakmarrje për notën e ndonjë studenti…
Edhe nëse ka ndonjë pistë të tretë, asgjë nuk dihet...është e kotë. Ngjarja është harruar e kujtohet vetëm nga nostalgjikët, ndaj edhe ZËRI e risjell për ju. Na ndiqni!
VIDEOJA E PËRGATITUR: