
DURRËS-Një sasi prej 7 kilogramë dhe 300 gramë kokainë është kapur mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Durrësit. Droga ishte e fshehur poshtë sediljes së shoferit në një furgon mallrash, që bënte linjën Shqipëri-Angli. Në prangat e Policisë kanë rënë, Mentor Çuni, shoferi dhe Arjan Doçi, pronari i komapnisë “Bledi Travel”. Mësohet se Doçi dhe Çuni kanë dhe lidhje gjaku me njëri-tjetrin pasi janë djem tezesh.
Në dëshminë e tyre në Polici, ata kanë deklaruar se drogën e kishin marrë nga një person në Tiranë të cilin nuk e njihnin, ndërsa nuk kishin dijeni as se kush do e priste drogën në Angli, pasi personi do të vinte vetë tek furgoni./ZËRI