
RUSI- Gjashtëdhjetë persona u arrestuan pasi qindra protestues anti-izraelit sulmuan aeroportin Makhachkala në rajonin e Dagestanit të Rusisë. Gjithçka ndodhi pas njoftimit të mbërritjes së një avioni nga Izraeli dhe forcat e rendit u vendosën në vendngjarje. Demonstruesit sulmuan pistën dhe ndërtesën e aeroportit në Makhachkala.
Në pamjet të cilat qarkulluan në rrjete sociale shihen protestuesit të cilët depërtuan nëpër dyert e terminalit, disa vrapuan në pistë dhe të tjerë thyen barrierat për të kontrolluar makinat që dilnin nga aeroporti. Pasagjerëve iu tha të qëndronin në vendet e tyre dhe më pas u thirr policia e urgjencës për t'i ndihmuar ata të largoheshin nga avioni.
When word spread that a plane from Tel Aviv was landing in Dagestan, Russia, a mob stormed the airport in what can only be described as a modern-day pogrom. pic.twitter.com/1G6phfdraz
— Aviva Klompas (@AvivaKlompas) October 29, 2023
Më shumë se 20 persona u plagosën në incidentin në aeroportin Makhachkala në Dagestan , duke përfshirë policë dhe civilë. Sipas Ministrisë lokale të Shëndetësisë, dhjetë persona ndodhen në spitale, dy prej tyre në gjendje kritike.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 29, 2023
A lynch mob has stormed the airport in Dagestan, Russia to look for Jewish passengers after finding out that a plane from Tel Aviv is about to land.
They have also stopped police cars in front of the airport and are searching them for Jews.
What’s Putin doing?
???????????????? pic.twitter.com/LgaiXaiDqJ