Video

Kundërshtari i preu fytin me patinë, ndërron jetë lojtari i hokejt

Adam Johnson, lojtari i Nottingham Panthers, ndërroi jetë, pasi kundërshtari i preu fytin me patinë. Ngjarja shokuese ndodhi në praninë e 8 mijë tifozëve.

D.XH
Kundërshtari i preu fytin me patinë, ndërron jetë lojtari i
Adam Johnson

ANGLI – Një ngjarje tragjike ka tronditur sportin e hokejt me akull.

Lojtari Adam Johnson ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare, pasi patina e kundërshtarit i preu fytin.

Gjithçka ndodhi, gjatë ndeshjes së kampionatit anglez në hokej, ndërmjet Nottingham Panthers dhe Sheffield Steelers.

 

Tetë mijë shikues, bashkë me lojtarët janë tronditur, nga ngjarja e rëndë.

Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen menjëherë. Edhe pse mjekët hynë në arenë, humbja e jetës së lojtarit 29-vjeçar ishte e pashmangshme.

Disa tifozëve iu ra të fikët, nga pamjet që panë. I transportuar në spital në gjendje kritike, Johnson ndërroi jetë sot.

Klubi reagoi, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për lojtarin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB