Video

Tërmeti ‘shkund’ lokalin, njerëzit ikin të tmerruar

Disa persona, që ndodheshin në një lokal në Kinë janë larguar me vrap, kur tërmeti 'shkundi' vendin aziatik.

D.XH
Tërmeti ‘shkund’ lokalin, njerëzit ikin të tmerruar
Termeti

KINË - Tërmeti më vdekjeprurës në Kinë në 13 vjet goditi qarkun Jishishan në orën 23:59 të hënën.

Pamjet e kamerave të sigurisë të një lokali në qytetin Linxia - rreth 50 km (30 milje) nga epiqendra e tërmetit Gansu - tregojnë momentin e tmerrshëm.

Klientët dhe stafi duket se vërejnë dridhjen fillestare, duke ndaluar për një moment, përpara se të largohen me vrap.

Të paktën 127 persona janë vrarë dhe më shumë se 700 janë raportuar të plagosur nga tërmeti i fortë që goditi vendin aziatik./ZËRI/

Poll

MOS HUMB