Video

Lirohet bosi i drogës Alket Hatija

Hatija akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

F.m
Lirohet bosi i drogës Alket Hatija
Alket Hatija

TIRANË- Alket Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, i arrestuar në gusht të këtij viti në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, është liruar nga Gjykata italiane. Sipas Gjykatës së Milanos në Itali, Hatija e ka përfunduar dënimin me 10 vite burg në Shqipëri, pasi në të dy shtetet akuzohej për vepra të njëjta penale.

Hatija akuzohet për transportimin në Milano, në periudhën 2003-2004 të 350 kilogramëve heroinë dhe 190 kg kokainë. Ngarkesa këto me vlerë 35 deri në 45 milionë euro.

Hatija njihet si një trafikant i “pastër”, dhe se nuk e prekte asnjë gram të substancës me dorë, por në sajë të telefonatave, ai ishte në gjendje të lëvizte sasi të mëdha drogë. Hatija u arrestua në Shqipëri në shtator 2008 dhe u lirua në dhjetor 2014. Lirimi i tij edhe pse ishte në kërkim nga Interpol Roma shkaktoi një përplasje mes institucioneve asokohe.

 

Poll

MOS HUMB