
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Gentjan Bejtja, i cili është vrarë mbrëmjen e 15 marsit, ka punuar për llogari të disa organizatave kriminale, duke mbështetur aleancën ku bënte pjesë edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se Bejtja ishte një shënjestër që kërkohej të eleminohej me çdo kusht, pasi pritej që ai të hakmerrej për atentatin e mëparshëm ndaj tij, ku u vra kunati dhe u lënduan fëmijët e tij. Hoxha e përshkroi Gentjan Bejtjan si një person mjaft të rrezikshëm, me aftësi për të përdorur snajper dhe armë të rënda dhe si i përfshirë në një numër shumë të madh ngjarjesh kriminale, deri edhe në atentate ndaj bosëve të krimit.