
SHBA- Emma Coronel Aispuro, është shumë më pak e njohur se sa Joaquin "El Chapo" Guzman, por përveçse bashkëshorte e bosit famëkeq të drogës, luajti një rol jo të vogël në drejtimin e kartelit më të rrezikshëm meksikan, "Sinaloa". Ajo u martua me Guzman në vitin 2007 në moshën 18-vjeçare. Çifti ka dy vajza.
Pasi u arrestua në vitin 2021 në Virxhinia dhe u shpall fajtore si pjesëtare e organizatës krimianle, u dënua me tri vite burg nga gjykata amerikane. Ajo e ka shlyer dënimin e saj dhe se shpejti do të lirohet nga qelia. Mbretëresha e kartelit "Sinaloa" tërhoqi vëmendje kur arriti t'i dërgonte një orë GPS mbretit meksikan të drogës në qeli të fshehur në ushqime, duke ndihmuar në arratisjen me anë të një tuneli të gërmuar nën burgun ku ai mbahej në Meksikë në vitin 2015.
Akuza kërkoi katër vite heqje lirie për të.
Por gjykatësi amerikan i çështjes Rudolph Contreras e uli dënimin, me arsyetimin se roli i saj ishte i vogël në një organizate shumë më të madhe. Referuar legjislacionit Aispuro rrezikonte 10 vite burg, por përfitoi nga fakti se nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, nuk konsiderohej drejtuese dhe nuk kishte shkaktuar dhunë. Ajo pranoi akuzat dhe i pagoi 1,5 milionë dollarë qeverisë amerikane, duke siguruar ulje të dënimit.
Tani në liri, mbetet për t'u parë nëse Koronel Aispuro do të lërë pas të kaluarën e trazuar dhe do të japë shembullin e mirë për vajzat e saj./Zëri.ai