
SHBA- Një video ku ajo shfaqej në skena intime në një teatwr është bërë problem për kongresmen 36-vjeçare të Kolorados Lauren Boebert, e cila ëhstë vënë në shënjestrër të mediave dhe kritikëve për veprimet e saj. Gjithçka ka ndodhur në një teatër në Denver ku ajo shfaqet me partnerin e saj në skena të nxehta me puthje, prekje në vende intime dhe përqafime.
Fanatikja e politikave të Donald Trump është nënë e katër fëmijëve dhe gjyshe. Ajo është pjesë e Kongresit që në moshën 20-vjeçare ku u fut për hetrë të parë në politikë. Pas skenave të nxehta stafi u kujdes që ajo të largohej por asgjë nuk u shpëtoi qytetarëve të cilët dhe filmuan skenën.
Revoltën e saj ajo ia ka shfaqur stafit që e nxorri jashtë. Sipas të pranishmëve ajo bërtiste:
“A e dini se kush jam unë? Do të kontaktoj me kryetarin e bashkisë”.