
TIRANË- A e dini se edhe delfinët drogohen? Ata e bëjnë këtë duke përdorur një nga helmet më vdekjepruresëe të botës per të stimuluar sistemin qendror nervor. Këtë gjë e arrijnë duke rrethuar peshq të familjes tetrao-dontidae, e pastaj me radhë nisin që ta ngacmojnë atë. Jo vetëm që do ta shtyjnë dhe kafshojnë, por tufa e delfinëve më pas vazhdon duke ia hedhur njëri-tjetrit peshkun mbi ujë.
Qëllimi është që peshku helmues të përjetojë një traumatizim të tillë, sa të nisë e të panikoset.
Kjo bën që të aktivizohet mekanizmi mbrojtës i këtyre peshqve të familjes tetrao-dontidae, e ata të lëshojnë një substancë helmuese që quhet tetro-dotoksin. Ky nuk është një helm dosido, por ndër më vdekjeprurësit në botë. Këta lloje peshqish kanë mjaftueshëm helm sa të mund të vrasin 30 njerëz.
Duke ndërpvepruar me një peshk helmues, delfinët kanë arritur që të llogarisin se sa helm ata mund të durojnë pa u vrarë.
Shkencëtarët kanë dokumentuar se ata luajnë me të tillë peshq helmues nga 20-30 minuta e pastaj e lënë të lirë. Efekti që helmi ka te delfinët është mjaft interesant. Ata duket se shkojnë në një gjendje euforike, përpara se të bëhen shumë të qetë dhe të relaksuar.
Madje ndodh që të çuditen edhe nga reflektimi i tyre në sipërfaqen e ujit./Zëri.ai