Video

Shoqëruesit e Kim Jong-Un vrapojnë…për të kapur trenin

Treni luksoz i blinduar ishte gati të largohej nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand drejt Vladivostok, kur shoqëruesit e Kim Jong-un nisën të vraponin.

F.m
Shoqëruesit e Kim Jong-Un vrapojnë…për të kapur
Ekipi duke vrapuar pas trenit

KOREJA E VERIUT- Ekipi personal i medias së udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un kanë tërhequr vëmendjen e rrjetit pasi janë pikasur teksa vrapojnë për të kapur trenin. Treni luksoz i blinduar ishte gati të largohej nga stacioni në Komsomolsk-on-Amurand drejt Vladivostok, kur shoqëruesit e Kim Jong-un nisën të vraponin pas tij.

E kundërta ndodhte me mikpritësit rusë. Mikhail Degtyarev, guvernatori i rajonit të Khabarovsk dhe Alexander Zhornik, kryebashkiak i Komsomolsk-on-Amur, janë parë duke duartrokitur Jong-un në stilin sovjetik, ndërkohë që largohej me tren. Kim Jong-un qëndroi për një javë në Rusi, ku takoi dhe Presidentin Vladimir Putin.

Poll

MOS HUMB