Bota

Hamasi sulmon nga deti, ushtria izraelite vret militantët

Ushtria e Izraelit ka publikuar një video, ku duken militantët e Hamasit, që përpiqen të hyjnë në territorin izraelit nga deti. Marina izraelite vrau 8 militantë palestinezë.

D.XH
Hamasi sulmon nga deti, ushtria izraelite vret militantët
Sulmi i Hamasit nga deti

GAZA- Hamasi vazhdon që të jetë i rrezikshëm dhe sa duket po përpiqet të bëjë plane të tjera, për pushtimin e Izraelit.

Militantët e Hamasit u përpoqën të depërtonin në Izrael nga Rripi i Gazës përmes detit dhe u vranë nga forcat e marinës izraelite.

Tetë militantët janë ekzekutuar nga ushtria e Izraelit. Sulmi ndodhi në një zonë të mbyllur ushtarake. Ushtria izraelite informoi se kishte konfirmuar vrasjet.

Autoritetet izraelite po kërkojnë në zonë, pasi mund të ketë ende militantë. Ushtria e Izraelit ka publikuar pamjet edhe në rrjetet sociale.

Në një deklaratë, Hamasi mori përgjegjësinë për tentativën e sulmit nga deti dhe tha se anëtarët e saj ishin përleshur me forcat izraelite. Marina izraelite ka penguar një numër jo të vogël përpjekjesh për infiltrim përmes detit.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, ndërsa përgjigja ishte e menjëhershme. Më tepër se 7200 njerëz vdiqën nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB