Bota

Gaza sërish pa komunikim dhe internet

Ndërprerja e parë në Gaza zgjati 36 orë dhe e dyta për disa orë.

Redaksia Zëri
Gaza sërish pa komunikim dhe internet
foto ilustruese

IZRAEL- Gaza u vu nën ndërprerjen e tretë totale të komunikimit që nga fillimi i luftës, ndërsa ushtria izraelite njoftoi të dielën vonë se kishte rrethuar qytetin e Gazës dhe kishte ndarë rripin e rrethuar bregdetar në dysh. Lajmi u konfirmua nga kompania palestineze e telekomunikacionit Paltel, e cila në një deklaratë ka thënë se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe internetit janë ndërprerë sërish brenda Rripit të Gazës.

Teksa ushtria izraelite njoftoi se trupat do të hyjnë brenda 48 orëve në Gaza, lajmi i kompanisë palestineze Paltel e bën edhe më të komplikuar përcjelljen e detajeve të fazës së re të ofensivës ushtarake.

"Ne kemi humbur komunikimin me shumicën dërrmuese të anëtarëve të ekipit të UNRWA," tha zëdhënësja e agjencisë palestineze të OKB-së për refugjatët Juliette Touma për Associated Press. 

Ndërprerja e parë në Gaza zgjati 36 orë dhe e dyta për disa orë.

Poll

MOS HUMB