
IRAN- Teksa sulmet e Izraelit kundër Hamasit vijojnë, Irani tha se Shtetet e Bashkuara “do të goditeshin rëndë” nëse Washingtoni nuk zbaton një armëpushim në Gaza.
“Këshilla jonë për amerikanët është që menjëherë të ndalojnë luftën në Gaza dhe të zbatojnë një armëpushim, përndryshe ata do të goditen rëndë”, tha Mohammad-Reza Ashtiani, Ministri i Mbrojtjes.
Pas sulmit të befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, izraelitët kërkojnë të shkatërrojnë organizatën e armatosur palestineze. Irani i konsideron SHBA-të si “të përfshira ushtarakisht” në konflikt. Ndërkohë, Izraeli, të cilin Irani refuzon ta njohë, ka akuzuar prej kohësh sundimtarët e Iranit për nxitje të dhunës duke furnizuar me armë Hamasin dhe duke ushtruar kontroll mbi Rripin e Gazës, si dhe duke mbështetur militantët në Siri dhe Liban.