TIRANË- Modele të “të plota” të embrioneve njerëzore nga qelizat staminale janë krijuar nga studiuesit në laborator dhe i kanë zhvilluar ato jashtë mitrës. Kjo është një punë revolucionare që hap rrugën për përparime në fertilitet, testimet farmaceutike dhe transplantet.
Embrionet u krijuan duke kombinuar qelizat staminale që vetëregulloheshin në struktura që kopjojnë organizimin 3D të të gjitha tipareve të njohura të gjetura në embrionet njerëzore në periudhën kohore 1 deri në 2 javë. Ky është modeli i parë i embrionit që ka organizim strukturor të ndarjes dhe ngjashmëri morfologjike me një embrion njerëzor në ditën e 14-të.
Studimi u krye në Institutin Weizmann në Izrael. Në dy javë, topat e qelizave arritën një gjerësi gjysmë milimetri. Shkencëtarët arritën që të krijojnë embrionin që i përngjason atij njerëzor, pa patur nevojën e vezëve apo spermës. Ndërsa strukturat e vogla nuk janë identike me embrionet njerëzore, studiuesit shpresojnë se së shpejti do të kenë mundësi që të zbulojnë misteret e fazave më të hershme të zhvillimit njerëzor dhe shkaqet e panjohura të abortit.
Studiuesit synojnë që të krijojnë embrione nga qelizat e lëkurës së pacientëve të sëmurë. Pasi embrioni të rritet për një muaj apo më shumë, do të nisin të zhvillojnë organe që mund të përdoren si burim qelizash për t'u transplantuar te pacientët.
Shkencëtarët synojnë të përdorin embrionet model për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të ilaçeve në embrionet e vërteta njerëzore. Meqenëse gratë shtatzëna shpesh përjashtohen nga testet klinike, mjekët nuk kanë informacion për efektet anësore të disa prej trajtimeve më të zakonshme për ato dhe foshnjat./Zëri.ai