Video

Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll

Presidenti turk, pasi ka luajtur disa herë futboll, duket se tashmë po kultivon tjetër pasion, basketbollin

D.XH
Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll
Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij duke luajtur basketboll

ANKARA - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vazhdon të surprizojë me ato që ai bën përtej politikës.

Jemi mësuar ta shohim Erdoganin të luajë futboll, por këtë herë ai ka befasuar, teksa shihet duke luajtur basketboll.

Erdogan shihet teksa luan basketboll së bashku me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si Ibrahim Kalin, Mevlut Çavusoglu, Ferdin Altun.

Në videon e postuar nga deputeti i AKP-së i Bursës, Mustafa Varank, Erdogan dëgjohet duke u ankuar pasi proteston për një faull të fishkëllyer nga arbitri. “Ishte faull, hajde, ishte faull”, dëgjohet të thotë presidenti turk.

Erdogan provokoi gjithashtu shokun e skuadrës dhe ish-basketbollistin Omer Onan pas një gjuajtje të humbur, teksa ai bërtiti "Hajde Omer, mund të shënosh". Për më tepër shikoni videon./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB