Video

Putin duke luajtur ping pong në Finlandë në vitet 90-të

Lideri rus në atë kohë ishte 40 vjeç dhe punonte ndihmës i kryebashkiakut të atëhershëm të Shën Peterburg

D.XH
Putin duke luajtur ping pong në Finlandë në vitet 90-të
Putin

FINLANDË - Janë shfaqur disa pamje, që tregojnë liderin rus Vladimir Putin duke luajtur ping pong në vitet 1990. Mediat finlandeze kanë zbuluar pamjet e rralla dhe thuhet se këto video nuk janë transmetuar më herët në television apo media.

Pamjet raportohet se janë në kohën që Putin ishte 40 vjeç dhe sapo kishte marrë një post me rëndësi në bashkinë e Shën Peterburgut. Ai ishte ndihmës i ish-kryebashkiakut të qytetit të rëndësishëm rus, Anatoli Sobchak.

Në video, shihet se Putin dhe Sobchak luajnë ping pong me truprojat e kryebashkiakut dhe më pas peshkojnë. Në pamje shfaqet dhe ish-bashkëshorja e liderit aktual rus, Ludmilla, si dhe dy vajzat, Maria e Katerina. Xhirimet janë bërë teksa pritej një koorporatë në pronësi të një kompanie finlandeze, që importonte lëndë druri nga Rusia.

Vila ndodhej në ishullin Torso, një vend rreth 60 milje larg kryeqytetit finlandez, Helsinki. Në vitet 1990, Vladimir Putin e vizitonte shpesh Finlandën. Ndërsa tashmë vëmendja e botës është përqendruar tek ai, pasi i ka shpallur luftë Ukrainës, duke tronditur opinionin botëror./Zëri.ai/

 

 

 

Poll

MOS HUMB