
TIRANË- Është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë, Ismail Zeneli, pjesë e grupit të trafikut të drogës që drejtohej nga Ervin Mata dhe Eralbi Breçani. Ismail Zeneli i cili njihet edhe me emrin Luan Sadria dhe në rrjetin social SKY përdorte nofkat “Dajo”, “Dajloki” dhe “Transporter”, u vu në pranga në Madrit të Spanjës mbrëmjen e 27 nëntorit të vitit të kaluar. Sipas SPAK përfshirja e Zenelit në trafikun e kokainës është faktuar në dy episode të ndodhura në janar dhe në shkurt të vitit 2021. Lëvizja e kokainës bëhej nga Amerika e Jugut nëpërmjet kontejnerëve frigoriferikë të cilët transportonin mish ose lëng limoni të koncentruar. Zeneli për shkak të hasmërisë ka planifikuar të vrasë dhe dy vëllezërit Nela të cilët ndodheshin asokohe në Britaninë e Madhe.
/ZËRI