Video

Burg për bashkëpuntorët e vëllezërve Frroku: Qëlloi Edmiri

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty.

F.I
Burg për bashkëpuntorët e vëllezërve Frroku:
autorët dhe viktimat

SHKODËR-Mario Palin dhe Zyber Zagrad, dy personat e arrestuar si bashkëpuntorë në vrasjen e Ersild Ishmit dhe Arsid Hoxhës, janë lënë në burg nga Gjykata e Shkodrës. Palin dhe Zagrad, janë dy punonjësit e hotelit, në pronësi të dy vëllezërve Eduard dhe Gëzim Frroku, autorë të vrasjes së dyfishtë në Velipojë. Zyber Zagrad madje mbeti i plagosur në këmbë gjatë ngjarjes. Dy punonjësit deklaruan gjatë seancës së sotme, se kishin dalë në oborrin e hotelit, vetëm pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxhës. Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty. Kamarieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB