Video

A u përfshi Shqipëria në tregti ndërkombëtare të mbetjeve toksike?

Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh.

F.I
A u përfshi Shqipëria në tregti ndërkombëtare të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dy anije të ngarkuara me mbetje toksike të rrezikshme nisur nga porti i Durrësit për në Tajlandë, janë një zhvillim shqetësues që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për shkeljet e mundshme të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Autoritetet tajlandeze janë në garë për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti të mbushura me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria. Teksa vijon puna për lokalizimin e dy anijeve, dërgesa nuk ka vend përfundimtar vetëm Tajlandën por edhe Kinën. Bëhet fjalë për një ngarkesë 1600 tonë mbetje toksike të ngarkuara në Shqipëri. Opozita ka ngritur akuza, për përfshirje të Shqipërisë në tregti ndërkombëtare të mbetjeve toksike. Autoritetet tajlandeze dhe rrjeti i Bazelit kanë konfirmuar zyrtarisht se Shqipëria nuk ka autorizuar zyrtarisht eksport mbetjesh. Në fakt është e dyshimtë mënyra se si është bërë ky transportim i këtyre mbetjeve që sipas ekspertëve të “Basel Action Network” është i rrezikshëm. Shqipëria si vend eksportues nuk ka dijeni për këtë ngarkesë me lëndë të rrezikshme. Faktet të çojnë të gjitha te kontrabanda dhe për më tepër, kapiteni i anijes ka fikur lokalizuesin me t’u njoftuar Afrika e Jugut për 100 kontinierët që po transportoheshin nga Shqipëria. Drejtoria e Doganave konfirmon se kjo anije për të cilën shkruajnë mediat, është nisur nga Porti i Durrësit, ka pasur një ndalesë në Trieste dhe më pas ka nisur rrugëtimin për në Tajlandë, por nuk janë informuar se ngarkesa që kishte brenda ishte me mbetje të dëmshme dhe të ndaluara.

Si u ngarkuan në mes të ditës dy anije të mëdha në Portin e Durrësit pa patur autorizim për eksport? Për përgjigjen, ende nuk ka asnjë njoftim nga zyrtarët e vendit tonë në lidhje me mbetjet të cilat kanë përfshirë edhe Shqipërinë. As Ministri i Mbrojtjes dhe as administrata doganore, nga qarkullimi i lajmit nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB