
TIRANË- 6 persona kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur, në disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Fillimisht Tirana u trondit nga plagosja e rëndë që ndodhi në zonën e Komunës së Parisit, ku efektivi i Policisë Erjon Goxhara, plagosi me 6 plumba drejtorin e ERE-s, Lorenc Kostën, për motive xhelozi. Në Velipojë mbetën të vrarë Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç, të cilët kishin lidhje familjare mes tyre. Autorët e masakrës së rëndë janë vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, të cilët pas krimit të rëndë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Një tjetër ngjarje tronditëse ndodhi në Tiranë, ku mësuesi amerikan Matthew Janes Wertz, vari në litar gruan e tij, vrau dy qentë dhe më pas veten. Ndërkohë që në Mirditë, policia gjeti të vrarë në banesë 68-vjeçarin Frederik Radi, i cili dyshohet se është qëlluar nga dritarja, teksa ka qenë duke fjetur gjumë. Po mëngjesin e sotëm, në Memaliaj është gjetur i vrarë me mjet prerës dhe më pas i hedhur në përrua 72-vjeçari Faik Hajdini.
/ZËRI