
MEMALIAJ-Është zbardhur vrasja e ndodhur dy ditë më parë ne Memaliaj, ku u gjet trupi i pajetë i 72-vjeçarit Faik Ajdini. Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, bëri me dije se është arrestuar autori Blerti Kanushi dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. E përfshirë në krim është edhe një grua, Darovi Ajdini. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive pronësie, pasi viktima dhe autori kanë qenë fqinj mes tyre. Autori i ngjarjes 23-vjeçari Blerti Kanushi rezulton person me precedent penal të mëparshëm. I riu ishte shpallur në kërkim në shkurt të këtij viti nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”.
/ZËRI