Video

Efektivi i Operacionales, pjesë e grupit që shet kokainë

Mbrëmjen e aksionit, Shkurta ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike dhe ishte afër vendit të ngjarjes.

F.m
Efektivi i Operacionales, pjesë e grupit që shet kokainë
Shkëlqim Ostreni, Ervis Shkurta, Eneo Sulejmanaj dhe Ildi Begaj

TIRANË- Ervis Shkurta, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale është arrestuar pasi akuzohet se ishte pjesë e grupit të të rinjve që u prangosën me një kilogramë kokainë. Mes tyre ishte dhe Eneo Sulejmanaj, kreu i shoqatës së transportit ndërqytetas, i cili mbeti i plagosur nga efektivët e policisë gjatë aksionit, pasi tentoi të largohej. Në pranga bashkë me Sulejmanajn u vunë dhe Shkëlqim Ostreni e Ildi Begaj. Mbrëmjen e aksionit, Shkurta ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike dhe ishte afër vendit të ngjarjes. 38-vjeçari sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër kriminal që prisnin për të marrë kokainën që të largoheshin me shpejtësi.

 

Poll

MOS HUMB