Video

Kërcënohet nëna e Sibela Abedinit: Me laçianë s'merret dot njeri

Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

Zeri
Kërcënohet nëna e Sibela Abedinit: Me laçianë
Altin Çoku dhe Daniela Adedini

TIRANË- Nëna e Sibela Abedinit, Daniela Adedini pretendon se është kërcënuar pas vetëvrasjes të së bijës, për të cilën u vendos në prangat e Policisë, Altin Çoku. Në një intervistë të dhënë për "News24", Daniela tha se teksa ecte një ditë në rrugë, një person me makinë i ishte afruar duke e kërcënuar se do i merrte vajzën tjetër peng nëse nuk lirohej i vëllai. Sipas nënës së Sibelës, personi i ka thënë më tej se me “laçianë nuk merret dot njeri”.

"Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”. Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim,"- tha Daniela Abedini.

Për vetëvrasjen e Sibela Abedinit, ndodhet në burg Altin Çoku. Abedini dyshohet se kreu vetëvrasje, pas publikimit të një foto intime të saj. Pas ngjarjes në media doli edhe babai i Sibela Abedinit, i cili deklaroi hapur do ta marrë hakun 7-fish, duke shtuar se nëse 39-vjeçari del nga burgu. Ai premtoi do ta eliminojë së bashku me familjen e tij. Ndërkohë nëna e Sibelës dhe daja i saj pretendojnë se 27-vjeçarja është vrarë dhe jo vetëvrarë. Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun, i cili pretendon se foton në rrjetet sociale nuk e ka publikuar ai vetë, por një shoku i tij.

Sibela Abedini u hodh nga lartësia e një pallati në zonën e Kamzës në datën 10 Shkurt, pas publikimit të një foto intime nga shtrati me Altin Çokun në rrjetin social "TikTok". Ajo la pas një vajzë./ZËRI

 
Poll

MOS HUMB