Video

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, pjesë e një grupi kriminal?

Memolla ka jetuar prej disa vite në Itali, ndërsa familja e tij disponon edhe një kompani ndërtimi në Umbra nga e cila është kryer edhe transaksioni prej 1 milion eurosh.

F.m
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, pjesë e një grupi kriminal?
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla

TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla do të përballet për herë të dytë me drejtësinë, pasi Ministria e Drejtësisë italiane, në një shkresë zyrtare prej 10 faqesh, i ka kërkuar SPAK-ut që të kryejë hetime dhe verifikime të thelluara për Memollën dhe për 7 persona të tjerë. Sipas WEBLAJM, Me mbërritjen e kësaj kërkese, SPAK ka nisur nga puna për të zbuluar nëse Memolla ka apo jo lidhje me një grup kriminal, që merret me trafikun e drogës, dhe pastrim parash, nga të afërmit e tij, që kanë dhe aktivitete në fushën e biznesit. Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Peruxhias ndërsa kompania e ndërtimit e përdorur për transaksion rezulton në qytezën e Nocera Umbra. Memolla ka jetuar prej disa vite në Itali, ndërsa familja e tij disponon edhe një kompani ndërtimi në Umbra nga e cila është kryer edhe transaksioni prej 1 milion eurosh. Por pala italiane kërkon hetim të thelluar për këtë transaksion, dhe për të verifikuar rolin e plotë të vetë Memollës.

Poll

MOS HUMB