
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një nga hotelet e Tiranës, ku një prej punonjëseve është larguar nga puna. Konkretisht bëhet fjalë për menaxheren e Tirana International Hotel, e cila teksa është larguar nga puna dhe sipas vetë administratorëve të hotelit në fjalë, ajo ka fshirë dhe shumicën e numrave të telefonit dhe komunikimeve në Whatsapp e Email duke sjellë një kaos me klientët. Ndaj nëse keni bërë një rezervim në Tirana International Hotel, do të përballeni me një mesazh me përmbajtje:Pershendetje! Ju bejme me dije se ky numer telefoni eshte perdorur nga Znj. Enkeleda Qyta ish-menaxhere e Tirana International Hotel, e cila ne menyre abuzive ka braktisur punen. Duke fshire shumicen prej numrave te telefonit dhe komunikimeve ne Whatsapp dhe Email. Ju lutem nese keni rezervuar aktivitete ne periudhen ne vazhdim te na informoni paraprakisht. Numri telefonit vazhdon te jete funksional per kompanine dhe jeni te mirepritur per cdo lloj aktiviteti. Faleminderit per mirekuptimin!
Drejtoria e Tirana International Hotel ka denoncuar rastin.