Video

Dyfishohet çmimi i kartave të identitetit, tërhiqet brenda 3 ditësh

Ministria e Brendshme njofton se ndryshimi është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike.

F.m
Dyfishohet çmimi i kartave të identitetit, tërhiqet brenda 3
Foto Ilustruese

TIRANË- Koha e pajisjes me kartën e identitetit është shkurtuar nga 14 ditë në 3 ditë. Përmes një pagese prej 3 mijë lekësh të reja (30 mijë lekë të vjetra), çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Më parë çmimi për prodhimin e kartës së identitetit për 14 ditë ishte 1.500 lekë të reja (15 mijë lekë të vjetra).

Ministria e Brendshme njofton se ndryshimi është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike. IdentiTek njofton se procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

Poll

MOS HUMB