Video

Përplasja me armë zjarri në Bushat! Lihen në burg Samuel Troshani dhe Izmir Sakica

Të ndodhur në qeli prej 23 janarit Sakica dhe Troshani kundërshtuan masën e sigurisë arrest ne burg për sulmin me armë ndaj vëllezërve Prendi në Bushat.

F.m
Përplasja me armë zjarri në Bushat! Lihen në burg Samuel
Samuel Troshani dhe Izmir Sakica

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën. Të ndodhur në qeli prej 23 janarit Sakica dhe Troshani kundërshtuan masën e sigurisë arrest ne burg për sulmin me armë ndaj vëllezërve Prendi në Bushat, por kërkesa e tyre është rrëzuar. Në kërkim në lidhje me ngjarjen janë ende Franko Leka dhe Aleksandër Prendi.

Sipas SPAK, nga hetimet e zhvilluara rezulton se më 23 gusht 2024, rreth orës 17.00 të pasdites, Sakica, Troshani dhe Leka bashkë me disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, të armatosur dhe me makina të blinduara janë nisur drejt Bushatit për të vrarë anëtarët e familjes Prendi. Por sapo grupi i armatosur shkoi në Bushat, Aleksandër Prendi i ka pikasur duke qëlluar mbi makinat e blinduara.

Sipas SPAK-ut, aty ka pasur shkëmbim zjarri pasi janë konstatuar gëzhoja të ndryshme në vendin e ngjarjes. Samuel Troshani dhe Izmir Sakica përmenden edhe për masakrën e Dobraçit, ku u vranë 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha. Dyshja në janar u vetëdorëzuan në Polici pasi ishin shpallur në kërkim edhe për dhunën e ushtruar ndaj 62-vjeçarit Vladimir Bruçi./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB