
TIRANË- Punonjësit e kompanisë së sigurisë “Nazeri 2000”, kanë deklaruar se nuk e kanë kallëzuar sulmin kundrejt kompanisë “One Albania”, pasi nuk donin të cënonin reputacionin e kompanisë. Ata kanë rrëfyer para oficerëve të komisariatit nr.3 se kanë parë që hajdutët kanë qëndruar vetëm pak minuta në sallat e mbledhjeve e më pas janë larguar pa marrë asgjë, ndaj nuk e kanë vlerësuar sit ë domosdoshëm denoncimin e ngjarjes.
Punonjësit e kompanisë “Nazeri 2000” po procedohen penalisht bashkë me drejtuesin e kompanisë “One”, Gentian Koçi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës “ONE” në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente./ZËRI