Video

Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon ngjallin reagime

Këshilltari bashkiak i Pogradecit, Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

F.m
Kullat e Fatmir Bektashit në Drilon ngjallin reagime
Fatmir Bektashi

TIRANË- Një projekt nga biznesmeni Fatmir Bektashi për ndërtimin e një kompleksi me kulla 12-katëshe pranë zonës së mbrojtur të parkut të Drilonit në Pogradec ka ngjallur reagime. Këshilltari bashkiak i Pogradecit, Arbër Male u ka bërë thirrje institucioneve të mos lëshojnë lejen e ndërtimit, pasi UNESCO i ka ndaluar ndërtimet në këtë zonë dhe e klasifikon si një zonë me rëndësi natyrore, mjedisore dhe pjesë të trashëgimisë botërore.

Firma “Kontakt” e zotëruar nga Bektashi synon të ndërtojë shumë pranë zonës së mbrojtur të Drilonit në Pogradec. Koompania madje ka nisur të reklamojë projektin “Pyjet e Drilonit” që do të ngrihet në Tushemisht. Sipas projektit, në këtë zonë do të ndërtohet një kompleks i madh me tre kulla të larta dhe disa të tjera më të ulëta që do të kenë njësi banimi dhe shërbimi. Biznesmeni Fatmir Bektashi është në akuzë për dy vepra penale "korrupsion aktiv" dhe “pastrim parash” në dosjen “Partizani” dhe në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB