Video

Zbardhet propozimi i ish-kryeministrit Italian për kampin e Gjadrit

Sipas marrëveshjes me Italinë, Shëngjini do të kthehej në qendrën pritëse të emigrantëve deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

F.m
Zbardhet propozimi i ish-kryeministrit Italian për kampin e Gjadrit
Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi

TIRANË- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka zhvilluar një vizitë në qendrën e pritjes së emigrantëve në Gjadër të Lezhës. Renzi u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund të vuajnë dënimin shqiptarët e dënuar nga drejtësia italiane. Këtë ide, ai është shprehur se e ka propozuar edhe në Parlamentin në Itali, por ende nuk është marrë një vendim.

Sipas marrëveshjes me Italinë, Shëngjini do të kthehej në qendrën pritëse të emigrantëve deri në shqyrtimin e kërkesave për azil. Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Poll

MOS HUMB