Video

Fabjol Hysi në gjendje të rëndë, futet në intubim tek Trauma

Në dëshminë e tyre të parë, të dy janë shprehur se e kishin dhunuar 43-vjeçarin pasi ai i kishte ofenduar, por pretendimet e tyre janë marrë me rezerva për shkak se Hysi nuk është në gjendje të flasë apo dhe të dëgjojë.

F.m
Fabjol Hysi në gjendje të rëndë, futet në intubim tek
Fabjol Hysi

TIRANË- Fabjol Hysi është ende në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai vijon të marrë mjekimin në spitalin e Traumës në Tiranë, disa ditë pasi u dhunua nga dy të rinj. 43-vjeçari me aftësi të kufizuara në të folur dhe të dëgjuar u qëllua me grushte dhe me gurë nga dy të rinj, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç).

Ata i çanë kafkën dhe më pas e braktisën. Në dëshminë e tyre të parë, të dy janë shprehur se e kishin dhunuar 43-vjeçarin pasi ai i kishte ofenduar, por pretendimet e tyre janë marrë me rezerva për shkak se Hysi nuk është në gjendje të flasë apo dhe të dëgjojë.

Ndaj hetuesit, do të duhet që të shqyrtojnë pamjet filmike që kanë kapur bizneset aty pranë, për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë në Lushnje. Aktualisht, Gjykata e Fierit vendosi të linte në burg Nasufin, ndërsa Korreshi edhe për shkak të moshës së tij, është në masën "detyrim paraqitje". Lidhur me ngjarjen, hetimet vazhdojnë. Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit ka treguar se i biri po shkonte në xhami pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin./ZËRI

Poll

MOS HUMB