Video

Historia e Dritan Rexhepit

Si e fitoi reputacionin e tij si “mjeshtri i arratisjeve” për t’u bërë një nga 10 më të kërkuarit nga Interpoli? Historia e këtij gangsteri piktoresk nis në Shqipërinë e viteve ’90. I riu braktis ëndrrën e karrierës në drejtësi, duke zgjedhur pikërisht rrugën e kundërt: krimin.

F.m
Historia e Dritan Rexhepit
Dritan Rexhepi

TIRANË- Dritan Rexhepi, 43 vjeç është arrestuar në një operacion ndërkombëtar të Policisë Turke dhe asaj italiane. I fshehur në një resort vilash luksoze në Stamboll, Rexhepi i njohur edhe me emrin Gramoz kërkohet në Shqipëri për një ngjarje të rëndë që ndodhi në fillimin e vititn 2020, kur zhdukja e Jan Prengës zbuloi për publikun e gjerë edhe egërsinë e kartelit të parë shqiptar, "Los Blankos".

Një rrjet ky, pjesë e të cilit janë edhe shqiptarë të tjerë, i kryesuar nga Dritani, dikur një djalë i thjeshtë nga Vlora, me ambicien për të vazhduar studimet për Drejtësi.

Por kush është vlonjati me dy emra? Si e fitoi reputacionin e tij si “mjeshtri i arratisjeve” për t’u bërë një nga 10 më të kërkuarit nga Interpoli? Historia e këtij gangsteri piktoresk nis në Shqipërinë e viteve ’90. Diktatura e egër e Enver Hoxhës ka rënë dhe vendi është në anarki.

I riu braktis ëndrrën e karrierës në drejtësi, duke zgjedhur pikërisht rrugën e kundërt: krimin. Një zgjedhje e vështirë, do t’i thoshte gazetarit Artan Hoxha, duke i shpjeguar se ‘kisha dy mundësi: t’i dorëzohesha sistemit të kalbur e të padrejtë të Shqipërisë, që do të më kishte dënuar përjetë, apo të kërkoja një mundësi të dytë duke bërë diçka tjetër me jetën time. Për këtë hyra në trafikun e drogës’.

Poll

MOS HUMB