Video

Drejt Strasburgut

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg.

F.m
Drejt Strasburgut
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut. Këtë deklaroi vetë kryedemokrati para gazetarëve, pasi u njoh me faktin që SPAK ka kërkuar arrest shtëpie për të, nën mbikqyrje policore. Sipas Berishës, kjo është diçka e paligjshme. Ai shtoi se në rast se Gjykata e Posaçme do ta pranojë këtë kërkesë dhe në rast të ezaurimit të të gjitha shkallëve të drejtësisë në Shqipëri, do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Betejën e tij ligjore ai tashmë po e vijon nga shtëpia ku është ‘kyçur’ me urdhër të SPAK.

Poll

MOS HUMB