Video

Berisha mbetet 'pezull' në SPAK

Vetë Sali Berisha e ka bërë të qartë se pavarësisht se çfarë vendos Gjykata, ai do ta drejtojë Partinë Demokratike duke hedhur poshtë çdo pretendim që drejtimi i partisë të kryehet nga një nga nënkryetarët apo nga një kolegj i zgjedhur nga Kryesia e partisë.

F.m
Berisha mbetet 'pezull' në SPAK
Ish-kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Vendimi për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha do të merret nesër.Kjo pasi seanca e cila ishte planifikuar të mbahej sot, është shtyrë. Vetë Berisha nuk mori pjesë, por u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tyre, Gjoka është në konflikt interesi, për shkak se është shkarkuar nga Berisha, kur ai ka mbajtur postin e Presidentit dhe njëherësh ka qenë në krye të KED. Nga ana tjetër, kryedemokrati mblodhi sot të rinjtë e FRPD-së dhe u kërkoi që të ngriheshin në protesta. Berisha deklaroi se procesi ndaj tij është pa asnjë fakt dhe se është i gjithi i stisur nga kryeministri Edi Rama.

Vetë Sali Berisha e ka bërë të qartë se pavarësisht se çfarë vendos Gjykata, ai do ta drejtojë Partinë Demokratike duke hedhur poshtë çdo pretendim që drejtimi i partisë të kryehet nga një nga nënkryetarët apo nga një kolegj i zgjedhur nga Kryesia e partisë. Tashmë pa imunitetin e deputetit që i jep Kuvendi i Shqipërisë, e marta e 26 dhjetorit mund të jetë dhe “dita e fundit” e tij në liri. Mbetet e paqartë se si do të vijojë drejtimi i PD, por dhe vazhdimi i jetës opozitare.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Betejën e tij ligjore ai tashmë po e vijon nga shtëpia ku është ‘kyçur’ me urdhër të SPAK.

Poll

MOS HUMB