
LUSHNJE- 20 qytetarë kanë përfunduar të shtruar në spitalin e Fierit, pasi janë asfiksuar në zjarrin që përpiu qendrën tregtare “Metropol Centre” në Lushnje. Zjarri ka nisur rreth orës 14:40 dhe shkak dyshohet se është bërë një defekt në tubat e ajrimit. Fillimisht janë djegur kabujt elektrik, më pas e gjithë pjesa tjetër e godinës.
Flakët kanë shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët për të shpëtuar janë përpjekur të dalin nga dritaret dhe nga ballkonet. 5 forca zjarrfikëse, përfshirë të Tiranës dhe 8 ambulanca kanë shkuar në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët.
Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente. Mbi qendrën tregtare ka apartamente banimi, gjë që e ka bërë më të komplikuar situatën.