
TIRANË- Zjarri në qendrën tregtare Metropol në Lushnje është shuar totalisht, por pasojat që ka lënë pas janë mjaft të rënda. 20 familje që jetonin në pallatin 12-katësh kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të flakëve dhe përkohësisht do të akomodohen në konvikte e banesa me qira. Shefi i Zjarrfikëses në Lushnje, Xhezmi Metushi deklaroi se nuk kanë patur kapacitete për të ndërhyrë në kohë dhe madje disa zjarrfikës kanë rrezikuar jetën. Aktualisht, asnjë person nuk ndodhet në spital, pavarësisht se një ditë më parë kërkuan ndihmë mjekësore 42 qytetarë, pasi kishin probleme me frymëmarrjen, mes tyre fëmijë e zjarrfikës. Shkak deri më tani raportohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike tek një kondicioner.