Video

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen kategoritë që përfitojnë

Ndryshimet kryesore prekin nenin 11, i cili përcakton kategoritë e veçanta përfituese. Propozohet të zgjerohet koncepti i dhunës në familje, ku shtohen forma të tjera të dhunës, të parashikuara në legjislacionin civil dhe penal për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Loreta Koleci
Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Foto ilustruese

TIRANË- Ndihma juridike falas, një mekanizëm i krijuar me ligjin e vitit 2017, pritet të zgjerohet për më shumë qytetarë që kanë çështje civile dhe penale dhe u drejtohen gjykatave për të kërkuar drejtësi.

Më 14 korrik, Ministria e Drejtësisë hodhi për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për Ndihmën Juridike të garantuar nga shteti.” Projektligji synon të zgjerojë kategoritë përfituese dhe të lehtësojë procedurat për marrjen e këtij shërbimi.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Foto nga Ministria e Drejtësisë

Për të kuptuar më mirë ndryshimet e propozuara, fillimisht duhen sqaruar disa terma të ligjit. Ndihma juridike është shërbimi ligjor falas, i garantuar dhe financuar nga shteti, për personat që plotësojnë kriteret ligjore. Ajo ndahet në ndihmë juridike parësore dhe dytësore.

Ndihma juridike parësore përfshin informimin, këshillimin ligjor, hartim dokumentesh dhe përfaqësimin para organeve administrative.

Ndihma juridike dytësore përfshin përgatitjen e akteve, këshillimin, përfaqësimin dhe mbrojtjen në gjykatë për çështje civile, administrative dhe penale, sipas parashikimeve të ligjit.

Në ligjin në fuqi, nenet 10, 11 dhe 12 janë më të rëndësishme, pasi në ato përcaktohen se kush janë përfituesit e këtij shërbimi.

Neni 10 përcakton se ndihma juridike mund të përfitohet nga shtetas shqiptarë, shtetas të huaj me qëndrim të ligjshëm në Shqipëri, persona pa shtetësi, si dhe azilkërkuesit dhe refugjatët, me kusht që të plotësojnë kriteret e parashikuara në ligj.

Neni 11 parashikon se ndihma juridike ofrohet pavarësisht të ardhrave për kategori të veçanta, si viktimat e dhunës në familje, trafikimit dhe abuzimit seksual, të miturit, personat me aftësi të kufizuar, personat me probleme të shëndetit mendor, përfituesit e skemave të mbrojtjes sociale, si dhe personat që pretendojnë se janë diskriminuar.

Neni 12 u njoh të drejtën e ndihmës juridike edhe personave që bëjnë pjesë në kategori të veçanta, por që provojnë se kanë të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e një procesi gjyqësor. Ligji përcakton edhe kufijtë e të ardhurave dhe pasurisë që duhet të plotësohen për të përfituar këtë shërbim.

Cilat janë ndryshimet e propozuara? Çfarë ndryshon për kategoritë përfituese në këtë draft të ri?

Ndryshimet kryesore prekin nenin 11, i cili përcakton kategoritë e veçanta përfituese. Propozohet të zgjerohet koncepti i dhunës në familje, ku shtohen forma të tjera të dhunës, të parashikuara në legjislacionin civil dhe penal për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Drafti i ri parashikon gjithashtu ofrimin e ndihmës juridike për viktimat e krimit dhe familiarët e tyre, viktimat e terrorizmit, si dhe për personat që kërkojnë njohjen e statusit të aftësisë së kufizuar, edhe nëse ende nuk e përfitojnë pagesën përkatëse.  Sipas draftit të ri, rrethi i përfituesve të skemave të mbrojtjes sociale zgjerohet, duke përfshirë përfituesit e ndihmës ekonomike, pensionit social dhe skemave të tjera të mbrojtjes sociale.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Neni 11

Projektligji i kushton vëmendje të veçantë edhe anëtarëve të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilët do të mund të përfitojnë ndihmë juridike falas për sigurimin, plotësimin dhe korrigjimin e dokumentacionit civil, regjistrimin civil dhe procedura të tjera administrative.

Një tjetër risi është se qytetarët që përfitojnë ndihmë juridike dytësore do të kenë të drejtën të zgjedhin vetë avokatin nga lista e avokatëve të autorizuar, ndryshe nga sistemi aktual.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Neni 16, pika 2, shkronja a

Paketa parashikon gjithashtu lehtësimin e procedurave për marrjen e ndihmës juridike. Për shërbimin parësor do të mjaftojë vetëdeklarimi dhe dokumenti i identitetit, ndërsa dokumentacion shtesë do të kërkohet vetëm në rastet kur ka dyshime për vërtetësinë e deklarimeve.

Sipas analizës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, për muajin maj 2026, qendrat e ndihmës juridike administruan 338 raste. Prej tyre, 54% e përfituesve ishin burra dhe 46% gra.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Analiza e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, për muajin maj 2026,

Gjithashtu, 79% rezultojnë të papunë, ndërsa 51% kanë nivel të ulët arsimor. Nga përfituesit, 99 ishin pensionistë, 48 persona me aftësi të kufizuar, 33 përfitues të skemave sociale, 28 anëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian, 15 viktime të dhunës në familje, 6 përfitues të ndihmës ekonomike dhe një i mitur.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Analiza e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, për muajin maj 2026,

Në total, gjatë muajit maj, u trajtuan 497 raste nga ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore, ndërsa për vitin 2026 janë autorizuar 142 avokatë për ofrimin e ndihmës juridike dytësore në qytete të ndryshme të vendit.

Drafti i ri për pr.ligjin për ndihmën juridike falas, zgjerohen
Analiza e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, për muajin maj 2026,

Konsultimi publik për projektligjin pritet të përfundojë më 2 gusht, pas afatit 20-ditor të parashikuar nga data e publikimit 14 korrik, ku pritet të me diskutohet me grupet e interesit./ZËRI

Poll

MOS HUMB