
Pamje nga aksioni i Policisë
ÇEKI- Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur Forcat Speciale të Policisë çeke arrestojnë një person të dyshuar që mund të kryente sulme terroriste. Raportohet se autori ka pranuar se ishte “frymëzuar” nga autori i sulmit terrorist në Pragë, David Kozak, dhe “dëshironte të blinte një armë dhe gjithashtu të vriste”. Në pamjet shihet Policia që mësyn në banesë dhe e atrreston.
Ditën e djeshme David Kozak vrau 14 studentë në Universitetin e Pragës dhe më pas u vetëvra. Ndërkohë 30 persona mbetën të plagosur. Para se të kryente aktin terrorist, Kozak kishte vrarë babain e tij, në një fshat pranë Pragës./ZËRI
Poll