Video

“Dimal” nxorri në treg mishin me salmonelë, pronari flet për ZËRI

Analizat kanë dalë në përfundimin se mishi i importuar është i infektuar me salmonelë, por tashmë ishte shumë vonë, pasi ngarkesa ishte shpërndarë në treg. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet, por ka arritur të bllokojë vetëm 4 ton, pasi sasia tjetër prej 15 tonësh, është shitur në markete dhe restorante.

F.m
“Dimal” nxorri në treg mishin me salmonelë, pronari flet
Dimal, AKU dhe Mond Goxha

TIRANË- Kompania që importoi afro 19 ton mish pule me salmonelë është “Dimal”. E themeluar që prej vitit 2019, “Dimal” u premton konsumatorëve shqiptarë “pasion dhe shije”, por ajo që ka nxjerrë në treg së fundmi ka qenë një ngarkesë me mish pule të infektuar me salmonelë. Ngarkesa ka hyrë nga Porti i Durrësit më 11 mars të këtij viti dhe rezulton e importuar nga Brazili. Pa pritur asnjë lloj analize dhe pa ndjekur procedurën standarte nga inspektorët e AKU, të cilët marrin mostrat e mishin dhe i dërgojnë në laboratorë, kjo ngarkesë është tërhequr nga kompania “Dimal” e administruar nga Mondi Goxha dhe ka dalë në treg. Analizat kanë dalë në përfundimin se mishi i importuar është i infektuar me salmonelë, por tashmë ishte shumë vonë, pasi ngarkesa ishte shpërndarë në treg. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollet, por ka arritur të bllokojë vetëm 4 ton, pasi sasia tjetër prej 15 tonësh, është shitur në markete dhe restorante.

Emrat e tyre nuk dihen me saktësi, por në faqen zyrtare të kompanisë “Dimal”, vëmë re se bashkëpunëtorë janë marketet më të frektuentuar nga blerësit shqiptarë, si: “Big Market”; “Xhangolli”; “Euromarket” dhe “Joena”. Vetë biznesmeni Goxha në një prononcim për ZËRI pranon se kjo ngarkesë ka dalë në treg, por nuk di ta thotë me saktësi sasinë e shpërndarë. Ai shprehet gjithashtu se për momentin është nën presion nga autoritetet. Megjithatë, sipas AKU-së, Goxha nuk ka pranuar të dorëzojë as faturat që tregojnë marketet në të cilat është shpërndarë sasia e mishit të infektuar me salmonelë. Tashmë çështja ka kaluar në Prokurori, ku është hedhur shorti dhe dosja është në duart e prokurorit Platin Aliçka, i cili pritet që brenda 15 ditësh të regjistrojë procedimin penal. Nën hetim është edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për faktin që ka lejuar kompaninë të nxjerrë në treg mishin e infektuar, pa pritur daljen e analizave përkatëse.

Poll

MOS HUMB