
Richard "Rick" Slayman
SHBA- Burri i parë që transplantoi veshkën e derrit ka vdekur dy muaj pas operacionit në spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts ku ka kryer procedurën. Richard "Rick" Slayman, 62 vjeç, vuante nga sëmundja e veshkave në fazën e fundit përpara se t'i nënshtrohej operacionit në mars. Slayman vuante edhe nga diabeti i tipit 2 dhe hipertensioni. Edhe dy pacientë të tjerë kanë marrë transplantim të zemrës së derrit, por ato procedura ishin të pasuksesshme pasi marrësit vdiqën disa javë më vonë.
Poll