Video

Deputetët në Maldive kapen prej flokësh

Përplasjet ndodhën midis deputetëve të Kongresit Kombëtar Popullor (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM).

k.m.
Deputetët në Maldive kapen prej flokësh
Pamje nga sherri

MALDIVE- Ligjvënësit në Parlamentin e Maldiveve u përplasën me njëri-tjetrin të dielën, duke ndërprerë një seancë speciale të thirrur për të kërkuar miratimin parlamentar për ministrat e kabinetit të Presidentit Mohamed Muizzu. Përplasjet ndodhën midis deputetëve të Kongresit Kombëtar Popullor (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM).

Sipas videove virale në internet, të cilat u shpërndanë edhe nga Adhadhu, një media lokale e lajmeve në internet në Maldive, deputetët shkëmbyen shkelma dhe goditje. Klipet e shpërndara gjerësisht tregonin sesi disa deputetë tërhiqnin prej flokësh njëri-tjetrin nga podiumi. Ndërsa deputetët e opozitës u ndaluan të hyjnë në sallë nga kolegët e aleancës qeverisëse.

Disa deputetë të PZHK-së akuzuan deputetët e tjerë për dëmtimin e pronës në Kuvend gjatë përleshjes mes tyre, ndërsa njëri nga deputetët ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për mjekim./ZËRI

Poll

MOS HUMB