Video

Denoncimet e ZËRI-t, SPAK merr në dorë skandalin e mikrokredive, hetohet Sejko

ZËRI prej kohësh ka nisur një seri shkrimesh për skandalin me mikrokreditë, ku duket të jetë i përfshirë dhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili nuk ka vendosur një shifër tavan për interesat me të cilat operojnë mikrokreditë.

F.m
Denoncimet e ZËRI-t, SPAK merr në dorë skandalin e mikrokredive,
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pritet të marrë në dorë qindra denoncime të qytetarëve për zhvatje përmes skemës së mikrokredive. Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në Top Story tha se Prokuroria i ka kërkuar SPAK hetime dhe për vetë zyrtarët e Bankës së Shqipërisë për mosveprimet e tyre. Prokuroria e Tiranës kërkon që të hetohen zyrtarët e lartë të Bankës së Shqipërisë për mosveprim, përse nuk kanë ndërhyrë për të vendosur rregulla në tregun e kredive dhe i ka kaluar SPAK-ut. ZËRI prej kohësh ka nisur një seri shkrimesh për skandalin me mikrokreditë, ku duket të jetë i përfshirë dhe vetë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili nuk ka vendosur një shifër tavan për interesat me të cilat operojnë mikrokreditë. ZËRI ka zbuluar se një prej kompanive që i janë shitur një pjesë e mikrokredive, është e lidhur me kunatin e Sejkos, ndërkohë që Banka e Shqipërisë, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të mediave, nuk ka dhënë asnjë sqarim mbi skandalin ky dyshohet që të jetë e përfshirë. Në skenë përveç kunatit, ka dalë dhe emri i bashkëshortes së Gent Sejkos. Elona Sejko (Gjipali, teksa ka qenë drejtore te "Tirana Bank", ka shitur kredi me firmën e saj tek Elda Ibron, pronare e Micro Credit Albania. Janë 5000 kontrata kredish që kaluan tek “Micro Credit Albania”, për të cilat nuk dihet nëse kreditorët janë informuar apo jo.

 

Poll

MOS HUMB