Video

Dënohet me burg në mungesë ish-kryebashkiakja e PS

Mandi u kallëzua në SPAK nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillonte një projekt për zgjerim rruge.

f.t
Dënohet me burg në mungesë ish-kryebashkiakja e PS
Luiza Mandi

TIRANË-Luiza Mandi, ish-kryetarja e Bashkisë së Libohovës është dënuar me 1 vit burg. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila e shpalli fajtore Mandin për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por vendimi u dha në mungesë të ish-kryebashkiakes, e cila ndodhet jashtë vendit. Mandi u kallëzua në SPAK nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillonte një projekt për zgjerim rruge. “Alba Kosntruksion” ishte firma e cila kishte marrë përsipër zhvillimin e projektit. Personi që ka kryer kallëzimin raportohet se ka komunikuar vetë paraprakisht me kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës, të cilët i kanë thënë, se sapo të përfundojë projekti do të riparonin dëmet e shkaktuara në tokat e tij. Gjithashtu i kishin premtuar se do të pastronin edhe dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por, pasi "Alba Konstruksion" ka përfunduar punimet, denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, dhe se ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB