Video

Dëme kolosale nga zjarri në Shëngjin, rreziku ende nuk është zhdukur

Zona vazhdon të jetë e monitoruar nga zjarrfikëset dhe efektivët e Forcave të Armatosura.

F.m
Dëme kolosale nga zjarri në Shëngjin, rreziku ende nuk
Zjarr në Shëngjin

TIRANË- Flakët apokaliptike kanë lënë pas dhjetëra hektarë tokë e pyll të shkrumbuar me një dëm të pallogaritshëm mjedisor në Shëngjin, por është shmangur kërcënimi për jetën e banorëve dhe pushuesve. Sot duket se zjarri është vendosur nën kontroll, por nuk është shuar përfundimisht. Zona vazhdon të jetë e monitoruar nga zjarrfikëset dhe efektivët e Forcave të Armatosura. Era po vazhdon të fryjë e fortë, që favorizon riaktivizimin e vatrave. Një vatër tjetër aktive është në malin e Kakarriqit dhe në lagjen "Nënë Tereza".

Poll

MOS HUMB