
TIRANË- Një operacion masiv po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë me urdhër të SPAK, si vijim i “Plumbit të artë”, pas zbërthimit të përgjimeve të tjera në aplikacionin Sky ECC dhe dëshmive të marra nga të penduarit e drejtësisë, që kanë zbardhur tre vrasje të kryera në Elbasan, Rrogoxhinë dhe Berat. Masë arresti është lëshuar për Talo Çelën, që rezulton në kërkim dhe i zhdukur pa gjurmë prej më shumë se dy vitesh, që në përballjen fatale në Bradashesh, ngjarje që çoi pas hekurave Nuredin Dumanin, i cili sot është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë. Masë arresti është lështuar dhe për Altin Kamamin, Rexhino Docin, Arben Lamcjan, Arsen Memën, Eljo Bitrin, Leam Rragamin, Elvis Dakan alias Dragoviç, Dorjan Dylin, Matilda Hoxhollin, Denada Todin, Flobenc Mecjan, Armis Stafën, Maksim Koçin, Erzen Çopjan, Franc Çopjan, Mikael Qosjan, Guri Bibën, Renato Masukun dhe Leonardo Rragamin. Masë sigurie është firmosur edhe për Hajdar Çopjën, i njohur dhe si 'Dari i Elbasanit', i cili sipas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani ofroi 1 milion e gjysëm euro për kokën e rivalit të tij, Erjon Alibej. Masë arresti është lëshuar dhe për zv.drejtorin e Burgut në Bradashesh, Martin Musaj pasi dyshohet për lidhje me grupet kriminale në Elbasan. Në pranga është vënë dhe ish-shefi i Krimeve në Pogradec, Agostin Cinari. Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.