Video

FENOMENI- 51-vjeçari turk fiton medalje me duar në xhepa

51-vjeçari zuri vendin e dytë në gjuajtjet me pistoletë në 10 metra.

k.m.
FENOMENI- 51-vjeçari turk fiton medalje me duar në xhepa
Yusuf Dikeç

PARIS- Me medalje të argjendtë do të rikthehet në Turqi 51-vjeçari Yusuf Dikeç. 51-vjeçari zuri vendin e dytë në gjuajtjet me pistoletë në 10 metra. Deri këtu, ky nuk është një lajm i madh...gjithmonë nëse nuk marrim parasysh veshjen dhe sjelljen e tij. 

Në qitje, atletët kanë në vete disa sende shtesë që ndihmojnë në performancë, psh. xhaketa që rrisin qëndrueshmërinë e trupit të tyre, doreza, kufje "të rënda" për anulimin e zhurmës, syze speciale për të parë më mirë, e shumë e shumë të tjera. Të gjitha këto që përmendëm nuk i kishte fare Dikeç. 

Ndryshe nga të tjerët, Dikeç kishte veshur vetëm një palë tuta, syzet e tij optike dhe me dorën në xhep mori medalje. Sigurisht që për Dikeç ka edhe një sekret...51-vjeçari ka eksperiencë me armët pasi është gjuajtës me përvojë për shkak të profesionit të tij si oficer në xhandarmërinë turke./ZËRI

Poll

MOS HUMB